Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta dhe bllokimi i rrugëve/ Procedohen penalisht 15 persona pas tubimit në Tiranë

schedule13:14 - 27 Qershor, 2026

schedule 13:14 - 27 Qershor, 2026

Tiranë – Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 shtetas në vijim të veprimeve hetimore të kryera pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet.

Ata dyshohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është shtrirë edhe në disa akse të tjera rrugore të Tiranës, përfshirë Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të Unazës.



Sipas Policisë, gjatë zhvillimit të tubimit është bllokuar qarkullimi i automjeteve, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!