Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tjetër ‘raketë digjitale’ Shqipërisë”/ Kryeministri reagon pas lajmeve për tharjen e banjove termale të Bënjës

schedule09:51 - 27 Qershor, 2026

schedule 09:51 - 27 Qershor, 2026

Turizmi nën shënjestrën e luftës digjitale. Kryeministri Edi Rama ka sjellë pamjet nga transformimi i banjave termike të Bënjës në Përmet si një destinacion tashmë turistik, ndërsa prej ditësh në rrjetet sociale janë paraqitur pamje të vjetra ose të manipuluara me dezinformimin shoqërues të zbrazjes dhe betonizimit të tyre.

“Ja, dy pamjet e kundërta, nga njëra anë “Bënja e shkretuar nga hajdutët e tradhtarët”, krijesë e djallëzisë së atyre që prej gati 1 muaji duan ta bëjnë çorap Shqipërinë, duke keqpërdorur ndjenjat, hallet, ndërgjegjen e pastër të shumëkujt që ka sot një arsye për të protestuar dhe nga ana tjetër, Bënja e Rilindur nga pikërisht vizioni, puna e pasioni ynë për Shqipërinë e pakrahasueshme me kur e nisëm këtë rrugë, flasin shumë qartë për këdo që do të shikojë, të dëgjojë, të kuptojë”, theksoi Rama.

Rama ka krahasuar këtë rast me luftën digjitale ndaj Zvërnecit, për banjat e Bënjës ai thotë se rilindja urbane në atë destinacion flasin me fakte të forta.



“Fatmirësisht, ndryshe nga Zvërneci, ku nuk ka ende një projekt për t’ua përplasur si shuplakë të realitetit të tërë këtyre lajmësve të errësirës prej nga Shqipëria ka dalë e ku Shqipëria nuk do kthehet më kurrë, Banjot Termale të Bënjës janë një shembëlltyrë e Rilindjes Urbane, që i përqesh me neveri pamjet e shpërndara anembanë kanaleve sociale, ku duke vënë kujën për betonizimin e për tharjen e ujërave nga kuçedra e korrupsionit, u synua ringritja e protestës së lodhur të bulevardit me të njëjtin inxhinjerim digjital si për Zvërnecin”, thotë kryeministri.

Tashmë për kryeministrin është e qartë, se kjo luftë bëhet për të penguar Shqipërinë në BE në 2030, kurse për protestuesit që kanë dalë për problemet reale, ai paralajmëron se do të adresohen.

“Kjo është nuk është një luftë mes protestuesve dhe qeverisë, as një luftë mes organizatorëve e financuesve të këtij “revolucioni” dhe meje, po një luftë mes Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian përmes vështirësive, punës, gabimeve, korrigjimeve, rezultateve reale dhe një “Shqipërie të re” dështakësh, si korbat e sorrat e mbledhur nga të katër anët e rrugëve të jetës rreth sheshit televiziv të protestës, të cilët lëpijnë e helmojnë çdo protestues e shqiptar të ndershëm, që një hall a shqetësim i sinqertë e shtyu drejt bulevardit apo e mban lidhur akoma me protestën, përmes nevojës që ai hall të zgjidhet e ai shqetësim të adresohet ndershmërisht”, shprehet Rama.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!