Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksion antidroge në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari, shpërndante kokainë

schedule10:46 - 26 Qershor, 2026

schedule 10:46 - 26 Qershor, 2026

Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Implikimi”.

Në pranga ra një 35-vjeçar që u kap në afërsi të një njësie pushimi, në Bërzhitë, me sasi të këtyre lëndëve, me vete, me qëllim shitjen.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën: -833 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 576 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 930 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. Lëndët dhe paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e të arrestuarit.



Nga hetimet dyshohet se ai i kishte siguruar lëndët narkotike, me qëllim shitjen në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën ku u kap dhe në Qytet Studenti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!