Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarin, në pranga bashkëpunëtorët. Shpallet në kërkim 21-vjeçari

schedule13:43 - 25 Qershor, 2026

schedule 13:43 - 25 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Doorbell”, ku është zbardhur një grabitje e ndodhur mesnatën e 23 qershorit 2026 në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”.

Sipas uniformave blu, autorët kanë kanosur me mjete prerëse dy poseduesit e banesës dhe më pas kanë marrë një shumë të konsiderueshme eurosh si dhe katër telefona celularë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zonën e Alliasit u arrestuan dy bashkautorët e dyshuar, 20 vjeç dhe 19 vjeç. Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre i dyshuar 21 vjeç.



Gjatë operacionit, policia sekuestroi 900 euro dhe katër telefona celularë, të cilët dyshohet se janë sendet e vjedhura gjatë grabitjes.

Hetimet paraprake tregojnë se tre të rinjtë kanë hyrë në banesë dhe, nën kërcënimin e mjeteve prerëse, kanë detyruar poseduesit të dorëzojnë paratë dhe telefonat.

Policia bën të ditur se vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së mundshme kriminale të të dyshuarve në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!