Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Venezuelë, shkon në 164 numri i viktimave, mbi 900 të plagosur dhe mijëra të zhdukur

schedule12:38 - 25 Qershor, 2026

schedule 12:38 - 25 Qershor, 2026

VENEZUELË- Një tërmet i dyfishtë me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter goditi rëndë Caracas, duke shkaktuar shembjen e lagjeve të tëra dhe një bilanc tragjik viktimash.

Sipas të dhënave të fundit, të paktën 164 persona kanë humbur jetën, ndërsa 971 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritetet po përballen me një situatë të rëndë emergjente, ndërsa më shumë se 9 mijë persona raportohen të zhdukur nga familjarët dhe qytetarët.

Pamjet nga zonat e prekura tregojnë ndërtesa të shembura pothuajse plotësisht, ndërsa dëshmitarët raportojnë se godinat “u rrëzuan si letër” nga forca e lëkundjeve sizmike. Aeroporti kryesor i qytetit është mbyllur përkohësisht për arsye sigurie.



Qeveria e Venezuelës ka njoftuar krijimin e një fondi emergjence prej 200 milionë dollarësh në bashkëpunim me Fondi Monetar Ndërkombëtar, me synimin për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe rindërtimit.

 

Ndërkohë, ekipe shpëtimi nga të paktën pesë vende pritet të mbërrijnë në Venezuelë gjatë orëve të ardhshme për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve dhe përballimin e pasojave të katastrofës.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje, ndërsa autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm në orët dhe ditët në vijim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!