Ambasadori i Teheranit në OKB tha se është arritur përparim i mirë në negociatat midis SHBA-së dhe Iranit gjatë bisedimeve të paqes në Zvicër, të cilat përfunduan dje në mëngjes.
“Kolegët tanë vazhduan të diskutojnë dje në bisedime shumë të mira në nivel teknik”, tha Ali Bahreini.
Ai tha se brenda ditëve në vijim do të krijohen dy grupe pune për të diskutuar heqjen e sanksioneve kundër Iranit, si dhe çështje që lidhen me aktivitetet bërthamore iraniane.
Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur pretendimin e tij të martën se Irani është pajtuar ta lejojë nivelin më të lartë të inspektimeve të objekteve të tij bërthamore, dhe se inspektimet do të vazhdojnë për kohë të papërcaktuar.
Megjithatë, zyrtarët e Republikës Islamike e kanë hedhur poshtë çdo sugjerim se inspektorëve ndërkombëtarë do t’u lejohet qasje në vendet bërthamore të vendit./abcnews.al



