Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e golave të shekullit/ Mbushen plot 40 vjet nga dy rrjetat e “Zotit” Diego Maradona

schedule12:41 - 22 Qershor, 2026

schedule 12:41 - 22 Qershor, 2026

Ka pasur shumë duele që kanë merituar epitetin “historike”. Gjithsesi, është një ndeshje në të gjitha kohët e Botërorëve, që qendron krejt veç dhe kjo jo për meritë të dy skuadrave që u përballën, por të një futbollisti të vetëm.

Po flasim për Argjentinë-Angli, çerekfinale e Kupës së Botës në Meksikë në 1986, në stadiumin mitik “Azteka” në kryeqytetin Meksiko Siti, ndërsa amerikanolatinët I priu kapiteni Diego Armando Maradona.

Ishte e diel pasdite, ditë pushimi, dhe padyshim një pjesë e madhe e miliarda njerëzve në planet patën mundësinë të ndiqnin direkt dy golat më të veçantë të botërorëve.



Në “Azteka”, sipas shifrave zyrtare, ishin plot 114 580 spektatorë, ndoshta një rekord I çerekfinaleve të botërorëve.

I pari, “Dora e Zotit”, shënuar nga gjeniu I futbollit botëror në 51’, duke ia hedhur portierit të Anglisë, Piter Shilton, por sidomos arbitrit Ali Bin Naser nga Tunizia.

Mbetet në ndërgjegjen e tunizianit, që sot është 82 vjeç, nëse veprimin e bëri me apo pa dashje.

Pesë minuta më pas, Maradona realizoi “golin e shekullit”.

I vlerësuar si më I bukuri në historinë e botërorëve, dhe ndoshta më I bukuri I historisë.

Diego kishte mbetur shumë keq pas “Dorës së Zotit”, dhe vendosi ta shlyente veten me një kryevepër.

Ia doli dhe më pas udhëhoqi Argjentinën drejt finales me Gjermaninë Perëndimore, dhe drejt titullit kampion të botës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!