Bisedimet e planifikuara të së premtes midis Iranit dhe SHBA-së në Zvicër janë shtyrë, tha ministria e jashtme zvicerane për CNN.
Zvicra “mbetet e gatshme të lehtësojë këto bisedime”, deklaroi ministria të premten.
Nuk u zbulua asnjë detaj mbi datën e ardhshme të bisedimeve, por ministria tha se “puna përgatitore përkatëse në Burgenstock po vazhdon”.
Së fundmi u raportua se edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka anuluar udhëtimin drejt shtetit zviceran.
Zyrtarët amerikanë dhe iranianë duhej të takoheshin së bashku me ndërmjetësuesit nga Pakistani dhe Katari në kantonin Nidwalden për të filluar negociatat mbi zbatimin e marrëveshjes.
Por një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se udhëtimi i Vance ishte shtyrë për shkak të sfidave logjistike.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje fillestare që synon t’i japë fund luftës në Iran./abcnews.al



