Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Botëror “Future Investment Initiative” në Romë, ku zhvilloi një bashkëbisedim me Eleni Giokos, prezantuese dhe korrespondente e CNN, duke u ndalur te transformimi ekonomik i Shqipërisë, investimet strategjike dhe debati publik për projektet e mëdha zhvillimore.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rritjen e ndjeshme ekonomike që ka përjetuar vendi gjatë dekadës së fundit.
“Shqipëria, kur mora detyrën, kishte më pak se 10 miliardë euro Prodhim të Brendshëm Bruto. Vitin e kaluar vendi shënoi mbi 27 miliardë dollarë PBB dhe priti më shumë se 12 milionë turistë”, deklaroi kryeministri.
Ai u ndal edhe te projektet e mëdha të investimeve, duke përmendur vizionin e sipërmarrësit Mohamed Alabbar dhe investimin e planifikuar në zonën e Sazanit.
“Tani jemi në një moment kur mund të kemi investimin më të madh në Europë. Një investim që është konceptuar si një mënyrë për të treguar se natyra dhe njerëzit mund të ecin përpara së bashku, me arkitektët dhe inxhinierët më të mirë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë vlerësoi gjithashtu reagimin e qytetarëve dhe protestat kundër projekteve të diskutueshme, duke e cilësuar si një tregues të zhvillimit demokratik të vendit.
“Shqipëria kur mora detyrën ishte me më pak se 10 mld euro produkt të brendshëm bruto. Vitin e kaluar Shqipëria shënoi mbi 27 miliardë dollarë të PBB dhe mbi 12 milionë turistë. Tashmë kemi kapërcyer në një tjetër vizion. Mohamed Alabar pati mundësi të ofronte një tjetër vizion. Tani jemi në një moment ku mund të kemi investimin më të madh në Europë. Një investim që është menduar si një mënyrë që mund të tregojë se natyra dhe njerëzit mund të ecin përpara. Arkitektë më të mirë, inxhinierë më të mirë… Por mund të them se fakti që njerëzit kanë dalë në rrugë e protestojnë është e jashtëzakonshme për një vend. Një dekadë më parë, nuk kishte të një situatë. 10 vjet më prë Shqipëria ishte një vend ku priteshin pemë…Por dua të them se indinjata digjitale, por sasia e gënjeshtrave, apo video të marra nga protesta në vende të tjera dhe numri i BOT-eve të angazhuar, është parë. Ne kemi një armik të vetëm dhe është Irani. Kanë bërë një sulm kibernetik”, tha Rama.



