Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Bllokimet e rrugëve në Tiranë nga protestuesit/ Policia nis hetimet për 16 persona, dy në kërkim

schedule13:18 - 17 Qershor, 2026

schedule 13:18 - 17 Qershor, 2026

16 protestues janë proceduar dhe po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim nga drejtoria vendore e policisë së tiranës, në lidhje me protestën e zhvilluar mbrëmjen e 16 qershorit në Tiranë.

Mësohet se u proceduan penalisht shtetasit Arben Kola, Luçiana Kokaj, Arilda Lleshi, Ernest Kapo, Aurel Kujtimi, Tomas Kroja, Mateo Yskollari, Xhonatan Dobrozi, Sergo Tafa, Ilir Xhemalaj, Ergi Qoku, Ervis Krepi, Ali Dizdari, Sokol Gjoka, Aurel Kujtimi dhe Emir Lecini.

Si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit Eduart Qema dhe Markel Capo.



Policia sqaron se nga veprimet hetimore, dyshohet se protestuesit kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët  nga ora 18:00 deri 22:00 duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim.

Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje. Po ashtu rezulton se një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimi.

Teksa bën apel për organizatorët e tubimit që të respektojnë orarin, perimetrin dhe lëvizjen, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve jashtë perimetrit që është njoftuar për zhvillimin e tubimit. Dy ditë më parë u referuan materialet dhe filloi procedimi penal edhe për 19 protestues të tjerë të cilët bllokuan rrugën e rinasit dhe autostradën tiranë durrës duke shkaktuar kaos në akse dhe bllokim të mjeteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!