Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tregolëshi i parë i “pleshtit”/ Messi shkëlqen në fitoren 3-0 të Argjentinës me Algjerinë

schedule08:39 - 17 Qershor, 2026

schedule 08:39 - 17 Qershor, 2026

Lutjet ishin të gjitha për të. Tifozët e Argjentinës, por edhe ata që dashurojnë futbollin në të gjithë planetin, uronin me gjithë shpirt që ky turne ta kishte në formë të plotë atë që cilësohet si më I madhi i epokës sonë, e ndoshta më i miri në histori.

Lionel Mesi e dha përgjigjen në fushë, dhe lumturoi miliona e miliona njerëz. Kapiteni i Argjentinës jo vetëm që ishte titullar në ndeshjen e parë në grupin J në këtë Kupë të Botës, por edhe ishte në formë e madje shënoi tri herë.

Kjo ishte hera e parë që I mbiquajturi “Pleshti” realizonte “hatrik” në një sfidë të vetme në fazat finale të botërorëve. Rrjetat ishin në minutat 17, 60 e 76, dhe këtë herë nuk e shënoi emrin e tij në listën e asisteve, pasi e bëri gjithçka vetë.



Mbi 69 000 shikues në stadiumin e Kanzas Sitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, padyshim që u argëtuan. Ndoshta, Mesi dhe Argjentina do të mundin të luftojnë siç duhet për të mbrojtur titullin e fituar në Katar në 2022.

Trajneri Lionel Skaloni hodhi në fushë më të mirët që ka, me Leon, Lautaro Martinezin, Mekalisterin, De Paulin, Enzo Fernandezin apo portierin Emiliano Martinez.

Sidoqoftë, klasi I kapitenit mund të ketë fshehur edhe dobësi. Kjo sepse Algjeria e mbajti më shumë topin sesa amerikanolatinët, dhe bëri 7 gjuajtje ndaj 10 të tyre, ndonëse asnjë nuk gjeti kuadratin e portës.

Në 22 qershor, Mesi me shokë do të jenë përballë Austrisë, dhe në 27 të po këtij muaji do të luajnë ndaj Jordanisë ndeshjen e fundit në grup, ndërsa konmpanitë e basteve i cilësojnë tani si pretendentët numër 5 për të fituar Botërorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!