Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nderohet akademiku Luan Omari/ Merr “Ylli i Artë i Veteranit të Luftes” në 101 vjetorin e lindjes

schedule15:44 - 16 Qershor, 2026

schedule 15:44 - 16 Qershor, 2026

Akademiku Prof. Luan Omari festoi këtë të martë 101-vjetorin e lindjes në një ceremoni të veçantë të organizuar në Akademinë e Shkencave, ku morën pjesë akademikë, profesorë, juristë, përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të jetës publike.

Pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme, vlerësuan figurën dhe kontributin shumëdimensional të Prof. Omarit në shkencat juridike, jetën akademike dhe ndertimin e shtetit demokratik shqiptare.

Ndërsa e bija, Anila ndan detajet për babain e saj.



Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për veprën e tij në shërbim të vendit, Prof. Luan Omarit iu akordua titulli i lartë “Ylli i Artë i Veteranit të LANÇ-it”.

Akademiku Omari, i lindur në Gjirokastër, është ndër themeluesit e Akademisë së Shkencave dhe një nga figurat më të spikatura të së drejtës kushtetuese shqiptare. Ai ka qenë dekan i Fakultetit të Drejtësisë, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave, përfaqësues i Shqipërisë në Komisionin e Venecias dhe një nga kontribuuesit në hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë pas viteve ’90.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!