Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me përfaqësues të Policia e Shtetit, kanë zhvilluar një vizitë në Pikën e Inspektimit Kufitar Qafë Thanë.
Gjatë vizitës në Qafë Thanë, u diskutua mbi forcimin e kontrolleve dhe rritjen e koordinimit institucional në një nga nyjet kryesore të hyrje-daljes së produkteve ushqimore dhe mallrave në vend.
Sipas autoriteteve, qëllimi i këtyre masave është garantimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit, përmes rritjes së efikasitetit të inspektimeve dhe bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse.



