Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Investimi në Zvërnec i domosdoshëm”/ Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale keqinformojnë

schedule18:18 - 12 Qershor, 2026

schedule 18:18 - 12 Qershor, 2026

Nga festa për 35-vjetorin e PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama e cilësoi investimin në Zvërnec, të domosdoshëm për ekonominë shqiptare.

Rama u shpreh se protestat nisën me të drejtë për një akt dhunë në Zvërnec, por kërkesa e protestusve për anulimin e investimit, është i padrejtë.

Ndër të tjera, Rama shtoi se rrjetet sociale kanë keqinformuar në lidhje me investimin.



“Të dashur themelues, përfaqësues dhe anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, PS, puna e solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35 vjetori të lindjes së PS, një masë e madhe njerëzish të dilnin vrullshëm. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë, për investimin madhor që do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe sociale të Shqipërisë. Ky investim është më shumë se 1/7 e prodhimit të vendit tonë. E vërteta është që edhe unë po të isha qytetar që informohet nga rrjetet sociale, duke dëgjuar dhe parë turlillojet e gjysmë të vërtetave, të fryra nga lloj lloj vidoesh dhe fotosh, pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, gradaçela mbi lagunën d he mbi Sazanin, do kisha dalë në bulevard”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!