Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Infantino “tallet” me Italinë/ “Ta bëjmë Botërorin me 208 ekipe dhe të shohim nëse kualifikohen”

schedule18:13 - 12 Qershor, 2026

schedule 18:13 - 12 Qershor, 2026

Dhimbja ende nuk është shuar, madje është bërë më e madhe për Italinë dhe italianët që duhet të ndjekin nga divani Botërorin e futbollit për edicionin e tretë radhazi.

Por për të ngacmuar më shumë “plagën” e të kaltërve ka menduar vetëm presidenti i FIFA, Giani Infantino.

Duke folur pas ceremonisë së hapjes të Kupës së Botës, kreu i FIFA preku edhe temën e një turneu akoma më të zgjeruar se ky I tanishmi me 48 skuadra. Dhe referimi i tij, ishte një shigjetë për Italinë.



“Ne kemi diskutuar tashmë mundësinë e një Kupe Bote me 64 ekipe, për të përfshirë më tej të gjithë botën. Çështja u ngrit në Këshillin e FIFA-s, por ndërkohë, le ta shijojmë këtë edicion të parë me 48 ekipe. Ndoshta Italia do të kualifikohej me 64 pjesëmarrës… Dhe mund ta rrisim numrin në 208 për të parë nëse kualifikohen”.

Nuk dihet nëse këto fjalë të Infantinos ishin thjeshtë ironike, batuta të pamenduara sa për të bërë humor, apo një humbje stili. Sido që të jetë, e sigurtë është që italianëve nuk iu kanë pëlqyer aspak. Madje edhe ata që po ndiqnin nga teelevizori ndeshjet e Kupës së Botës, tashmë nuk do ta bëjnë më.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!