Presidenti Bajram Begaj ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Çlirimit, duke vlerësuar sakrificën e mijëra burrave dhe grave që kontribuan për lirinë e vendit.
Në një mesazh në Facebook, Begaj theksoi se liria e Kosovës erdhi falë sakrificës sublime të popullit të saj, luftës heroike të Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve strategjikë ndërkombëtarë.
“Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë”, është shprehur Presidenti.
Begaj ka shprehur gjithashtu mirënjohje për luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që kontribuan në rrugën drejt lirisë së Kosovës.
Në përfundim të mesazhit të tij, Presidenti nderoi kujtimin e të rënëve për liri me fjalët: “Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë!”



