Gjiknuri në Elbasan për ujin e pijshëm, tolerancë zero ndaj shkelësve

schedule12:14 - 23 Janar, 2018

schedule 12:14 - 23 Janar, 2018

Në Elbasan Ministri i Infrastrkturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se ndaj shkelësve të ligjit për ujin e pijshëm do të kenë tolerancë zero. Gjiknuri ishte në Elbasan për të inspektuar punimet e ujësjellësit të ri për dy lagje të qytetit.

Uji i pijshëm ka kaluar në axhendë kryesore të ditës për ministritë dhe pushtetin vendor.

Ministri i Infrastruktures dhe Energjise Damian Gjiknuri ishte në Elbasan ku inspektoi punimet për ndërtimin e ujësjellësit në lagjen “28 Nentori dhe   “Skendërbej” që konsiderohen si zonat më problematike në  qytet banorët e të cilëve   prej vitesh vuanin mungesën e ujit të pijshëm.

Gjiknuri e konsideroi investimin të rëndësishëm, por tek iu referuar aksionit për pagesën e ujit të pijshëm u shpreh se që të kenë më shumë investime qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë.

Ministri kërkoi të aplikohen lehtësira për familjet në  nevojë , duke ia lënë porosi pushteit lokal.

Ujësjellësat që do të kenë performancë të mirë edhe investimet do të jenë më të larta. Për të qënë efektiv Gjiknuri tha se do të bashkëpunohet me adminsitratën tatimore, nga kU paralajmëroi se për biznesin toleranca do të jetë zero.

 

Nga investimi në Elbasan përfitojnë mbi 22 mijë familje.  Zbatimi i këtij projekti pritet të eleminojë humbjet në këto zona dhe të sigurojë furnizmimin me ujë pa ndërprerje për 24 ore. Vlera  e objektit është 474 524 645 lekë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!