Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria pret evente botërore/ Gonxhe: Protestat, konfirmim i shtetit të lirë demokratik

schedule14:11 - 10 Qershor, 2026

schedule 14:11 - 10 Qershor, 2026

Shqipëra po pozicionohet gjithmonë e më fortë në hartën e krijimit të evenimenteve ndërkombëtare.Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja në konferencën ndërkombëtare të Kartës Rinore tha se këto organizmie janë një mundësi më tepër për të prezantuar Shqipërinë.

“Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e partnerëve përmes potencialit të saj, mikpritjes dhe kapaciteteve në rritje. Vendi ynë dëshmon se mund të presë me sukses aktivitete të nivelit të lartë, duke krijuar hapësira për dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme. Për ne, organizimi i ngjarjeve, përtej dimensionit institucional, është një mundësi për të prezantuar Shqipërinë si një vend modern, të hapur dhe europian në shpirt e në veprim, si dhe për të promovuar vlerat tona të mikpritjes dhe kulturës.” tha ai.

Ndërsa Shqipëria rezulton vetëm një hap larg integrimit në Bashkimin Europian Gonxhja thotë se protestat e ditëve të fundi janë një konfirmim  I shtetit të lirë .



“Nga “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, sot vetëm një hap larg hyrjes zyrtare në Bashkimin Europian – kryelartë, jo me standardet e disa dekadave para, përmes një procesi jashtëzkaonisht kompleks integrimi të merituar dhe të djersitur në qelizë.  Edhe zëri i protestës që ka koinciduar me këtë event, është treguesi më legjitim dhe unanim i lirisë së panjohur ndonjëherë më parë këtyre anëve si sot, për të shprehur e demonstruar, për të menduar ndryshe, për të kërkuar e pretenduar më shumë, për pritshmëri që natyrshëm ekzistojnë nga e drejta e individit të lirë të flasë e bërtasë. Më dridhet mishi kur rikthej në mendje torturat dhe vuajtjet tona deri vonë, jo larg.”

Konferenca ndërkombëtare e Kartës Rinore bashkon institucione, dhe partnerë europianë për të diskutuar mbi fuqizimin e të rinjve, dhe edukimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!