Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stavro Pilo rinovon kontratën/ Mbrojtësi kuqezi do të vazhdojë të luajë tek AEK në Greqi

schedule12:57 - 10 Qershor, 2026

schedule 12:57 - 10 Qershor, 2026

Do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve. Stavro Pilo fitoi titullin këtë sezon në Superligën e Greqisë dhe AEK i Athinës vendosi të besonte edhe më tej tek ai.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare rinovon kontratën me klubin nga Athina pas një sezoni shumë të mirë, duke bindur stafin teknik dhe drejtuesit e tjerë se do të jetë I vlefshëm edhe në të ardhmen.

Në moshën 25-vjeçare, ai është padyshim një lojtar me eksperiencën e duhur dhe dalë nga dalë po arrin kulmin e karrierës së tij në futbollin profesionist.



Në 2025-2026, Pilo luajti gjithsej 40 ndeshje për AEK-un, duke shërbyer në total 6 asiste, duke i ndarë nga dy në Superligën greke, dy në Ligën e Konferencës dhe dy në fazën kualifikuese të kësaj kupe europiane.

Ai e fitoi titullin në krah të portierit të kombëtares, Tomas Strakosha, që gjithashtu ishte një nga protagonistët e mëdhenj.

Pilo debutoi këtë sezon në kombëtare duke luajtur ndaj Polonisë e Ukrainës, e duke qenë në stol në dy ndeshje të tjera, pasi u studiua nga ish-trajneri Silvinjo dhe stafi i tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!