Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vajzat një hap më pranë Botërorit/ Kombëtarja e femrave arrin të kalojë fazën eliminatore

schedule08:47 - 10 Qershor, 2026

schedule 08:47 - 10 Qershor, 2026

Nuk është se shkëlqyem, por objektivi u arrit. Nuk është edhe aq pak për një kombëtare me traditë relativisht të vogël si ajo e futbollit të femrave të Shqipërisë që të kualifikohet për në plej ofin e Kupës së Botës.

Kjo ndodhi për herë të parë. U hodh një hap më shumë drejt fazës finale të turneut të vitit të ardhshëm, pasi në Shkodër u mund 5-2 Mali i Zi.

Në një grup me 4 skuadra, femrat tona nuk ishin më të mirat, ato dolën në vend të tretë, por sipas rregullores u kualifikuan.



Në stadiumin “Loro Boriçi” suksesi u arrit me gola të shënuar nga sulmuesja kryesore, Megi Doçi e Vllaznisë në 24’ me penallti dhe në 63’.

Golat e tjerë u shënuan nga Fortesa Berisha në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, nga Gresa Berisha në 67’ dhe Arbiona Bajraktari në 70’.

Malazezet kaluan të parat në epërsi kur shënoi Deshiç që në 20’, dhe ishin për së dyti në avantazh në 45’ me gol nga Gjokoviç.

Në grupin 1 të nivelit B të eliminatoreve, ekipi shqiptar mori 7 pikë duke lënë pas pikërisht Malin e Zi.

Uellsi doli I pari me 14 pikë, ndërsa Çekia e dyta me 11.

Vajzat tona morën pikë në Çeki me barazimin 1-1, dhe fituan 2-1 në Mal të Zi.

Tashmë pritet shorti I plej ofit në 18 qershor, dhe Shqipëria e trajnerit Grima ndodhet në atë që quhet Shtegu I dytë, dhe është në vazon e dytë.

Ndeshjet e dy shtigjeve luhen në tetor me sistem vajtje-ardhje, ndërsa skuadrat fituese luajnë raundin e dytë të plej ofit I cili të kualifikon në finalet e Kupës së Botës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!