Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pelegrinazhi në Kishën e Laçit/ Në 13 qershor mbyllen 13 të martat, mijëra besimtarë festojnë Shën Adnoun

schedule22:32 - 9 Qershor, 2026

schedule 22:32 - 9 Qershor, 2026

Çdo gjë rreth Kishës së Laçit është bërë gati.

Kjo e martë shënon ditën e fundit të 13 të martave të Pelegrinazhit dhe të premten, më 13 qershor, shënohet kulmi, ku në Kishën e Shna Ndout në Laç mblidhen qindra mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe diaspora.

Të gjitha strukturat vendore kanë marrë të gjitha masat që çdo gjë të shkojë mirë dhe për të përballuar fluksin e madh të besimtarëve gjatë Pelegrinazhit, siç siguron kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara.



“Bashkia Kurbin ka një plan masash bashkë me Policinë e Shtetit, Komisariatin e Policisë. Merren masa, futet dhe një plan masash i detajuar. Ne presim me mijëra pelegrinë, për të kryer ritet e tyre fetare.”

Risi këtë vit është dhe shërbimi shëndetësor i shtuar.

Autoritetet lokale vlerësojnë se në këtë ditë numri i pelegrinëve mund të arrijë në mijëra besimtarë, çka do ta kthente Laçin në një nga qendrat më të rëndësishme të pelegrinazhit në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!