Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis pelegrinazhi në Mekë/ Besimtarët myslimanë mblidhen në vendin e shenjtë për haxhin

schedule14:09 - 25 Maj, 2026

schedule 14:09 - 25 Maj, 2026

Rreth 1.6 milionë myslimanë janë mbledhur në Mekë për peligrinazhin e Haxhit, një nga tubimet më të mëdha fetare vjetore në botë.

Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme dhe temperaturave që arritën rreth 48 gradë Celsius, myslimanë nga e gjithë bota mbërritën në Arabinë Saudite duke kërkuar të përmbushin një detyrim fetar dhe të përjetojnë atë që shumë e përshkruajnë si një udhëtim shpirtëror që ndodh vetëm një herë në jetë.

Haxhi, një nga pesë shtyllat e Islamit, kërkohet vetëm një herë në jetë për myslimanët që janë fizikisht dhe financiarisht të aftë.



Pelegrinët e kaluan ditën duke u lutur dhe duke u mbledhur rreth Xhamisë së Madhe përpara se të shkonin në vendet e shenjta ku ritualet do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Shumë pre tyre kanë pritur me vite të tëra për ta bërë udhëtimin.

Gjatë Haxhit, pelegrinët rrotullohen rreth Qabes shtatë herë dhe ecin midis kodrave të Safas dhe Maruas përpara se të shkojnë në Mina.

Pelegrinazhi bashkon çdo vit myslimanë nga raca, gjuhë dhe prejardhje të ndryshme, me shumë që përshkruajnë ndjenja uniteti, përulësie dhe lidhjeje shpirtërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!