Mijëra pelegrinë që ngjiten çdo të martë drejt Kishës së Shën Ndout në Laç kanë tashmë edhe mbështetje të specializuar shëndetësore pranë vendit të shenjtë.
Në kuadër të pelegrinazhit të 13 të martave, pranë kishës është vendosur një qendër shëndetësore e përkohshme, e pajisur me personel mjekësor, medikamentet e nevojshme dhe autoambulancë në gatishmëri për çdo emergjencë.
Mjekë dhe infermierë të shërbimit shëndetësor ofrojnë asistencë gjatë gjithë ditës për besimtarët e shumtë që vizitojnë kishën e Laçit, ndërsa shërbimi do të vijojë edhe gjatë sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve dhe turistëve në këtë zonë.
Vetë pelegrinët e konsiderojnë këtë një lehtësi dhe siguri më shumë gjatë vizitës në Kishën e Shën Ndout, një prej vendeve më të frekuentuara të pelegrinazhit në Shqipëri.
prania e kësaj qendre është një mbështetje e rëndësishme për pelegrinët, sidomos për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.


