Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Partizani/ Beqiri: Privatizim grabitqar i Berishës, trualli u dha për vlera qesharake

schedule20:20 - 9 Qershor, 2026

schedule 20:20 - 9 Qershor, 2026

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, avokati Idajet Beqiri ka lëshuar akuza të forta lidhur me dosjen e ish-kompleksit “Partizani”, duke e cilësuar atë si një nga aferat më grabitëse të pasurisë publike në Shqipëri.

Beqiri vuri theksin te konflikti i hapur i interesit dhe favorizimet e Berishës ndaj dhëndrit të tij, ku sipas tij, trualli dhe godinat shtetërore u privatizuan për shuma qesharake që nuk u paguan kurrë.

Ai sqaroi se ky pronësim është i paimagjinueshëm, pasi sipas tij, përfituesit nuk ishin pronarët e vërtetë të truallit të shpronësuar që në kohën e Italisë fashiste. Në përfundim të reagimit të tij, avokati e cilësoi personin përgjegjës si një “kusar të Shqipërisë” që fshihet pas një imazhi të rremë.



“Është e paimagjinueshme se si një pasuri kaq e madhe merret si pronë private. E para ke konflikt interesi, sepse ke dhëndrin tënd. Partizani u shpronësuar nga Italia fashiste. Nuk është vetëm konflikt interesi. Nuk është pronar i truallit. Konflikti i interesit lidhet edhe me favorizimin, që i bëri.

Vlerën e truallit ia dha për 14 mijë euro, 4 mijë herë dhe më e turpshmja është që as ato nuk janë paguar. Të dyja godinat u dhanë 140 mijë euro, sa një apartament banimi. Është një aferë korruptive e hapur, shpërdorim i pasurisë publike në mënyrën më grabitëse sa më s’ka më. Ai shtiret si ëndërr, ndërkohë që është kusari i Shqipërisë”, u shpreh avokati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!