Kryeministri Rama, në një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, tha se do publikohen tw dhwna qw do të tregojnë shkallën e dezinformimit dhe të informacionit të sajuar që është shpërndarë lidhur me projektin e Zvwrnecit.
Sipas Ramës, bëhet fjalë për një fenomen të organizuar që prej kohësh po shfrytëzohet nga aktorë të ndryshëm për interesat e tyre dhe se Irani është përfshirë menjëherë në këtë histori.
Kreu i qeverisë theksoi se pas tij qëndron interesi i investitorëve për të sjellë kapital të konsiderueshëm në vend. Ai shtoi se kompania kryesore e angazhuar në projekt është një nga fuqitë më të mëdha ekonomike të Lindjes së Mesme.
“ Kompania investuese në Zvërnec, superfuqi e Lindjes së Mesme”, Rama: Protesta, sajim dhe dezinformim, do publikojmë faktet
“Po punojmë për skedat e flamingove dhe do t’u tregojmë sesa dezinformim dhe sajim po u bëhet informacioneve. E dimë si fakt, nuk është se e shohim në ëndërr. Ka kohë që po përpiqen ta shfrytëzojnë duke përdorur atë që quhet depërtim dhe ka të tjerë që përpiqen për qëllimet e tyre.
Kemi shumë të dhëna për këtë dhe do t’i bëjmë publike. Po ju them edhe njëherë që nuk flas për aktorë dashakeqë, është vetëm Irani. Nuk them që Irani e shpiku, por them që Irani u hodh menjëherë në këtë histori.
Ç’lidhje ka flamuri izraelit me këtë zhvillim? Gaza? Ka hasur në shpërndarje, ka interes.
Kemi pasur shumë informacione të rreme që vijnë nga konkurrenca. Ju jeni njerëz me qëllime të mira. Kam parë ripostime nga figura publike që kanë ripostuar, ndërkohë që historia është e thjeshtë: ka një interes nga investues për të sjellë kapital të madh në vend dhe kompania në krye është një superfuqi e Lindjes së Mesme.
Po kështu edhe disa projekte të bëra në ishuj flasin vetë; ata kanë angazhuar njerëzit më të mirë në të gjitha fushat.


