Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga shpërthimet me tritol te sigurimi i kushteve për vrasje/ GJKKO merr vendimin, Kristi Bixheku dhe Artan Tafani shpallen fajtorë

schedule12:16 - 9 Qershor, 2026

schedule 12:16 - 9 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin, dy të pandehur që u gjykuan me procedurë të shkurtuar për kryerjen e veprave penale “shkatërrim i pronës me eksploziv” , “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”.

Togat e zeza dënuan me 3 vite e 6 muaj burg Kristi Bixhekun, dënim i cili zbret në 2 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Për të Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 8 vite burg, 6 me gjykim të shkurtuar , por Bixheku u gjet i pafajshëm për disa episode.



Me 7 vite burg u dënua Artan Tafani. Ky i fundit përfiton zbritje të 1/3 së dënimit, duke u dënuar me 4 vite e 8 muaj.

Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë gjykata e Posaçme e dënoi përfundimisht me 2 vite e 4 muaj. Vendimi u shpall nga trupa gjyqësore e përbërë nga Rudina Palloj kryesuese, me anëtarë Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.

Prokuroria e Posaçme nga provat e mbledhura doli në konkluzionin se Kristi Bixheku në bashkëpunim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini vendosën sasi tritoli në dy raste në dëm të Bujar Turku, një episod i regjistruar në 1.11.2022 dhe tjetri ne 31.12.2022 në Lushnjë.

Për episodin që lidhet me sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023, GJKKO e shpalli të pafajshëm Bixhekun.

Ndërsa Artan Tafani akuzohet se në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022, rreth orës 21:00.

Bazuar në aktet e hetimit u arrit në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar u shtri nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, ku drejtuesi dhe organizatori i tij ishte Laert Haxhiu, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”, teksa po gjykohet në GJKKO edhe për ngjarje të tjera kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!