Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Elektorati në Kosovë dha mesazh”, Albatros Rexhaj: Nëse mbahen sërish zgjedhje, do ketë krizë legjimiteti

schedule20:25 - 8 Qershor, 2026

schedule 20:25 - 8 Qershor, 2026

Analisti politik Albatros Rexhaj, i ftuar në emisionin Real Story, vlerësoi se rezultati zgjedhor në Kosovë ka prodhuar një realitet të ri politik dhe se partitë duhet të reflektojnë mbi mesazhin që kanë dhënë qytetarët.

Megjithatë, ai theksoi se zgjedhjet treguan edhe një rënie të fuqisë mobilizuese të partive politike.

Sipas analistit, zgjidhja më e mundshme mbetet arritja e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve.



“Kurti ka shumicën e votave shqiptare, në këtë prizëm është fitues. Në prizmin tjetër, në aftësinë për të mobilizuar votuesit. PDK ka humbur njerëzit e vet në bastione, ndërsa VV, po të kishte fuqi mobilizuese, vetëm 50 mijë votues të dilnin më tepër, do kishte më shumë mandate.

Fuqia mobilizuese ka rënë, Kurti duhet të mendojë çfarë i thanë votuesit. Elektorati i Kosovës dha një mesazh dhe Kurti e lexoi, disa elemente në LDK që luftojnë për mbijetesë – Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – nuk e lexuan.

Patëm një polarizim ekstrem dhe ka një realitet të ri politik. Mendoj që do të finalizohet me marrëveshje. Nëse jo, më pak njerëz do të dalin në zgjedhjet e ardhshme dhe do të ketë krizë legjitimiteti.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!