VIDEO/ Gjithçka mbyllur, Tirana bosh në 1 janar

schedule13:19 - 1 Janar, 2020

schedule 13:19 - 1 Janar, 2020

Më 1 janar Tirana është zgjuar e qetë, pa trafik dhe e boshatisur pas festimit të natës së ndërrimit të viteve.

Disa prej fanatikëve të kafesë së mëngjesit janë zgjuar herët dhe kanë patur fat për të gjetur ndonjë kafene të hapur.

Por ka dhe nga ata të tjerët të cilët nuk kanë mundur ta shijojnë kafenë e mëngjesit tek bari I tyre I preferuar

Se sa bollëk kanë pasur tryezat e kryeqytetasve në natën e ndërrimit të viteve, kjo duket mjaft qartë nga kontenierët e mbeturinave të tejmbushur

Megjithatë në rrugët e boshatisura të kryeqytetit gjatë 1 janarit shohim tek-tuk edhe qytetarë që presin urbanin, por edhe të tjerë që shkojnë për vizita tek të afërmit e tyre. /abcnews.al