Ariela Murati u qëllua me tre plumba në sy të motrës dhe kushërirës së saj. 21 vjeçarja që u vra të dielën para fakultetit të mjekësisë në Tiranë, sipas disa dëshmive, kishte qenë e lidhur prej disa vitesh me Adison Belulin.
Ariela Murati, studentja 21-vjeçare e Fakultetit të Drejtësisë që u vra të djelën në Tiranë, gjeti vdekjen nga tre plumba.
Në këtë përfundim ka dale grupi hetimor i çështjes. Burime nga hetimi bënë të ditur se në trupin e viktimës u gjetën plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit; në kokë, këmbë dhe krah.
Bazuar në të dhënat e të afërmve dhe dëshmitarëve të marrë në pyetje nga grupi hetimor, mësohet se vajza i ishte përgjëruar 23 vjeçarit Aldison Beluli që të mos e vriste. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes pohuan në polici se studentja i ishte ulur edhe në gjunjë që i riu të mos e kryente krimin makabër, por përpjekjet e saj rezultuan të kota.
Po ashtu burime nga hetimi bënë të ditur bazuar në disa dëshmi familjarësh se dy të rinjtë kishin qënë të lidhur, dhe tashme vajza donte t’i jepte fund kësaj lidhje. Për këtë arsye Ariela kishte ndërruar edhe numrin e saj të telefonit. Sipas motrës së saj ajo nuk donte të kishte asnjë mundësi kontakti me autorin e krimit, duke shkëputur çdo lidhje me të.
Aldison Beluli, i cili tentoi vetëvrasjen pas krimit të rëndë vijon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Sipas mjekëve, ai ka dy plagë plumbi në kokë, dëmtime në tru dhe po mbahet në jetë me aparatura.
/abcnews.al