Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti.
Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit (Eida), për pasojë është shembur një godinë njëkatëshe. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për viktima. Sipas burimeve nga Trauma të plagosur kanë mbetur Vlerim Hakballa, 22-vjeç, Rozart Abazi, 30-vjeë dhe Aurel Xhanaj, ounonjës të biznesit. Të plagosurit aktualisht po u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore, dhe sipas informacioneve paraprake kanë marrë lëndime të lehta.
Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.

