TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte, në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Sipas Policisë, dy dy persona janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet fjalë për Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri.
Njëri prej tyre ka plagë në këmbë.
Ende nuk dihen rrethanat e plota apo motivet që kanë çuar në përdorimin e armës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë./abcnews.al

