Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Provimet e Maturës Shtetërore, mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

schedule07:35 - 9 Qershor, 2026

schedule 07:35 - 9 Qershor, 2026

Në të gjithë vendin mbi 26.600 maturantë zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore



Për të shmangur çdo problem, maturantët duhet të respektojnë disa rregulla; të jenë në ambientet e shkollës në orën 08:30; të kenë me vete kartën e identitetit; të paraqiten me veshje të rregullt dhe uniformën e shkollës; nuk lejohet telefoni celular dhe ora smart, si dhe të kenë sjellje korrekte dhe përqendrim maksimal gjatë testimit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ditën e djeshme bëri apel që edhe provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë të zhvillohet me të njëjtat standarde si provimi i gjuhës së huaj, teksa ka kujtuar se respektimi i rregullave mbetet i panegociueshëm.

Maturantët më 16 qershor do të zhvillojnë provimin e Matematikës dhe më 23 qershor Provimin me zgjedhje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!