Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një automjet ka përplasur një fëmijë në zonën e Kombinatit. Nga përplasja, fëmija ka pësuar disa lëndime dhe është transportuar për në spital.
Sakaq, uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme hetimore.


