Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aktiviteti i mbajtur të enjten në Tiranë, Festivali Ndërkombëtar Bread & Heart.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky festival ka bashkuar në Tiranë për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale.
Rama shtoi se pjesëmarrës ishin mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota e disa qindra vendas.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë krenarie të Festivalit Ndërkombëtar Bread & Heart, që ka bashkuar në Tiranë për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale, dhe dje mirëpriti mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota e disa qindra vendas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al


