Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

schedule11:11 - 4 Qershor, 2026

schedule 11:11 - 4 Qershor, 2026

Ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, efektivi i plagosur në Lozhan të Maliqit. Ai u transportua me helikopter në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një prononcim për mediat, drejtoresha e Traumës, Edlira Bode dha më shumë informacion për gjendjen e efektivit Edison Adri. Sipas saj Adri ka pësuar lëndim të rëndë në pjesën e qafës dhe të kokës.

Mjekja shtoi se efektivi aktualisht është i intubuar.



“Pacienti është pritur në spitalin e Korçës, është intubuar. U fut menjëherë në bllokun operator dhe po vlerësohet. Do themi më shumë për ecurinë në vijim, po bëhet maksimumi. Ka lëndime në pjesën e qafës dhe kokës”, tha mjekja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!