Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vjedhja e e-mailit të SPAK/ Gjyqi në themel, me dyer të mbyllura. Gazetaret jashtë sallës

schedule18:45 - 2 Qershor, 2026

schedule 18:45 - 2 Qershor, 2026

Për herë të parë Gjykata e Posaçme ka ndaluar pjesëmarrjen e gazetarëve në një proces gjyqësor penal, që ndodhet në fazën e themelit. Bëhet fjalë për dosjen e hakerimit të disa adresave të emailit të prokurorëve të SPAK, ku të pandehur janë tre persona.

Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit Bledar Maksuti për zhvillimin e procesit gjyqësor me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor, duke qenë se dosja është e ndarë me fraksion.

Me një vendim të ndërmjetëm, gjykata e shkallës së parë vendosi që gjyqi të zhvillohet në terr informativ, pa praninë e gazetarëve për shkak të të dhënave sensitive për dosjen e cila është ende nën hetim.



Për këtë çështje, SPAK ka marrë të pandehur ish-drejtorin e përgjithshme të burgjeve Agim Ismaili dhe ish-zyrtarin e administratës së burgjeve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj ish punonjës pranë IMT, të cilët akuzohen se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal e po ashtu për përgjim të paligjshëm dhe hyrje të paautorizuar kompjuterike.

Referuar veprimeve hetimore të kryera nga struktura e posaccme, Arnold Rrokaj aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të SPAK, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili që i shpçrndajnë ato më pas tek persona të tretë.

Sulmi kibernetik ndaj SPAK ndodhi më 12 mars 2025 ku, hakerët arritçn të merrnin informacion nga emailet e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!