Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Turizmi industria kryesore”/ Rama: Protestuesit të tregojnë projektin, kanë rënë pre e manipulimeve

schedule18:31 - 1 Qershor, 2026

schedule 18:31 - 1 Qershor, 2026

“Industria kryesore është turizmi dhe cilësia e turizmit duhet rritur”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Berat.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet se zona e Zvërnecit i është shitur Izraelit, duke i cilësuar ato si teori të rreme që synojnë të krijojnë konfuzion në opinionin publik.

Rama u ndal edhe te rastet e nxitjes së urrejtjes në rrjetet sociale, duke denoncuar publikisht thirrjet për identifikimin dhe sulmimin e personave të përfshirë në incidente të fundit, të cilat i cilësoi si akte të papranueshme.



“Janë investime që mobilizojnë të gjithë zonën. Investimi në Zvërnec, sjell përfitime të mëdha. Do të rritet vlera e pronës. Çfarë do me thënë që Shqipëria është e shqiptarëve, kush e ka vënë në diskutim? Por si do t’i bëjmë shqiptarët të ndjehen në Shqipëri. Normalisht kush proteston duhet të thotë unë protestoj për këtë projekt? Por nuk kanë se si ta nxjerrin sepse projekti akoma nuk ka përfunduar, Është një projekt që punohet prej vitesh, Në emër të interesit të shqiptarëve kemi mbajtur një qëndrim kërkues…Bie pre e ca pseudo-myslimanëve që përhapin një legjendë që Zvërneci i është shitur Izraelit…Përhapin edhe video ku kërkojnë të dinë emrin , mbiemrin dhe vendbanimin e atij rojës që bërë atë akt skandaloz dhe e duan sepse duan ta vrasin dhe e thonë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!