Shqiptarët kanë shtuar kursimet në banka.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit prill qytetarët dhe bizneset i janë kthyer rritjes së depozitave kryesisht në monedhën kombëtare.
Duket se efekti i kursit të këmbimit ka bërë që qytetarët të preferojnë që kursimet ti mbajnë në lekë. Kjo tendencë ka disa muaj që vijon të forcohet edhe më tepër pasi kursi I këmbimit euro lek ka pësuar luhatje të shumta.
Sipas ët dhënave nëse bëjmë një krahasim të depozitave me një muaj më parë kjo përkthehet në një rritje, me rreth 0.5%.
Sipas Bankës Qendrore Gjatë muajit prill kursimet në lekë rezultuan 947.5 miliardë lekë duke pësuar një rritje me 7.6 miliardë.
Ky segment është ndikuar kryesisht nga bizneset.
Ndërkohë depozitat në valutë kryesisht në euro apo dollarë kanë pësuar një rënie të lehtë, me rreth 2 miliardë lekë.
Në monedhën europiane depozitat arritën në 8.8 miliardë euro, me një rritje prej 35 milionë euro.
Nëse shohim të dhënat në një vit nga prilli 2025 deri në prill 2026, depozitat në sistemin bankar të konvertuara në në euro rezultojnë se janë rritur me 1.7 miliardë euro ku peshën kryesore e mbajnë ato në lekë.


