Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta, liri për varrimin e babait/ SPAK miraton lejen, do shoqërohet nga policia në Skrapar

schedule14:31 - 1 Qershor, 2026

schedule 14:31 - 1 Qershor, 2026

Ish presidenti i vendit Ilir Meta për here të parë në 19 muaj do të lërë qelinë e paraburgimit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta i cili ndërroi jetë në moshën 83 vjeccare.

Prokuroria e Posaccme miratoi kërkesën e Metës për të udhëtuar në fshatin Çepan të Skraparit, në vendlindjen e tij për të përcjellë të atin në banesën e fundit. Dokumenti që u firmos nga SPAK i është përcjellë drejtorisë së përgjthshme të burgjeve , e cila ka hartuar plan masash për të shoqëruar ish presidentin nga IEVP 313 drejt Skraparit mëngjesin e së martës.

Ky i fundit do të shoqërohet me disa forca policie dhe pas përfundimit të ceremonise mortore do të rikthehet brenda ditës në institucuonin e ekzekutimit të vendimit penal në rrugën Jorda Misja.



Kjo është hera e parë që ish presidenti del nga qelia që nga tetori i vitit 2024, kur u arrestua me urdhë të Prokurorisë së Posaccme për kryerjen e tre veprave penale “korrupsion pasiv” në tre episode, “pastrim parash” dhe “fshehje e mosdeklark pasurie”.

Meta mbahet në qeli ndonëse nuk ka ende një vendim të formës së prerë ndaj tij, teksa procesi penal në ngarkim të ish zyrtarit të lartë të shtetit dhe ish bashkëshortes së tii Monika Kryemadhi pritet të nisë të premten e datës 5 qershor në themel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!