Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Faji i Berishës është i madh”/ 28 maji i 1996, Rexhaj: Ky cikël do vazhdojë, ka prodhuar disa “mini-Sali”

schedule20:45 - 28 Maj, 2026

schedule 20:45 - 28 Maj, 2026

Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke ndalur te përgjegjësia historike e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndikimi që, sipas tij, kanë pasur zgjedhjet e 26 majit 1996 në demokracinë shqiptare.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhaj u shpreh se “faji i Berishës është shumë i madh”, pasi ai mori përsipër tranzicionin e Shqipërisë nga komunizmi drejt demokracisë, por sipas analistit, mungesa e reflektimit dhe pendesës për ngjarjet e asaj periudhe mbetet shqetësuese.

Rexhaj theksoi se ky model politik ka prodhuar edhe “disa mini-Sali”, duke paralajmëruar se ky cikël, sipas tij, pritet të vazhdojë.



“Faji i Berishës është shumë i madh, sepse mori shumë përgjegjësi historike. Ai mori përsipër që ta çonte Shqipërinë nga komunizmi në demokraci, por zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996.

Mungesa e reflektimit dhe e pendesës është ajo që mua më mërzit më shumë. Unë mendoj që Berisha ka arritur që të prodhojë disa mini-Sali dhe ky cikël kështu do të vazhdojë”, u shpreh Rexhaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!