Analisti Albatros Rexhaj thotë se Sali Berisha nuk është penduar për 28 majit e 1996, kaosin në 1997 për shkak të firmave piramidale, apo dhe për 21 janarin 2011.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhaj u shpreh se edhe me ardhjen në pushtet në 2005, Berisha nuk ndryshoi, teksa më pas ndodhi 21 janari ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Rexhaj shtoi se në PD, sot ka eksponentë të rinj, që duan t’i ngjajnë modelit të Berishës.
“Në Kosovë, njerëzit kanë pasur dashuri për Shqipërinë, që nga koha e regjimit komunist, pra nuk e kanë njohur Enverin, nuk e kanë njohur realitetn, e kanë dashur Shqipërinë. Pastaj, ajo dashuri është mbartur te Saliu, si lideri i parë i Shqipërisë demokratike. Ngjarjet që kanë ndodhur, ka pasur mungesë informacioni. Më vonë, kur futet njeriu dhe dëgjon gjërat nga afër, reflekton. Ajo që më bën përshtypje, është mungesa e pendesës, janë disa mëkate, kjo e 1996, gjëma e madhe në 1997. Ndodhi një mrekulli, në 2005 rikthehet një lider si Berisha pas gjithë asaj gjëje dhe nuk merret asnjë mësim, sepse prodhohet 21 janari.
Kjo mungesa e pendesës më shqetëson. Kundërshtarin e kanë parë si armik, jo si rival. Unë mendoj sot se në Shqipëri, nuk ka të majtë e të djathtë. Në politika, Edi Rama ka kohë që është i djathtë. Sot, realisht kemi atë që presidenti Rugova e ka quajtur refuzim estetik. Mendoj që kjo nuk do zgjidhet me largimin e Berishës nga politika, kjo vragë që ia lë PD, do shkojë gjatë. E shuikoj edhe te eksponentët e rinj, një lloj berishizmi”, theksoi ai./abcnews.al


