Brenda këtij viti në disa qytete të Shqipërisë do të viehn autobuzë elektrikë në transportin publik.Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka prezantuar strategjinë e re “Rilindja 2.0”, që synon ndërhyrje në territor dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal.
Një tjetër prioritet është edhe ndërtimi i parkimeve. Ministri tha se janë evidentuar 160 mijë metër katrorë sipërfaqe me potencial për deri në 15 mijë poste parkimi, kryesisht në bashkitë me fluks të lartë turistik
Programi parashikon gjithashtu ngritjen e një flote logjistike për mirëmbajtjen e aseteve dhe parandalimin e përmbytjeve


