Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Subvencionet në bujqësi, fluks aplikimesh/ Fermerët në Fier, drejt bashkimit për të përfituar fondet

schedule14:03 - 28 Maj, 2026

schedule 14:03 - 28 Maj, 2026

Mbi 500 fermerë e blegtorë në Fier kanë aplikuar në tre ditët e para për të përfituar nga skema kombëtare në bujqësi. Ndryshe nga vitet e kaluara, masat mbështetëse në bujqësi kanë pësuar zbutje kriteresh për numrin e krerëve në blektori.

Për sipërfaqet e mbjella, kushti ose kriteri kualifikues ka shkuar ne 3 ha me te mbjella. Ky kriter i fortë pritet të skualifikojë shumë fermerë, por nga ana tjetër i nxit këta të fundit të krijojnë bashkimet e ekonomive bujqësore.

Procedura e bashkimit të fermerëve është e thjeshtë çka u jep mundësinë bujqve që nuk disponojnë 3 ha tokë të aplikojnë si kooperativë bujqësore nëpërmjet një kontrate qeraje toke në njësitë administrative përkatëse.



Këtë vit qeveria subvencionon 12 sektorë të bujqësisë ku përparësi dhe avantazhe në aplikim kanë blektoria, bletaria dhe kontrolli biologjik në sera. Prioritet kanë gjithashtu fermerët e rinj në moshë të cilët pas aplikimit marrin më tepër financime krahasuar me aplikuesit mbi 45 vjeç. Afati i aplikimeve mbyllet në 26 qershor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!