Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka sqaruar mungesën e Jasir Asanit në listën e grumbullimeve për dy ndeshjet miqësore.
Tekniku kuqezi u shpreh se arsyeja kryesore është mungesa e aktivizimit të lojtarit, duke theksuar se ai nuk ka pasur minuta në dispozicion dhe për këtë arsye do të ishte e vështirë të ftohej për këto sfida.
“Jasir Asani nuk është pjesë e listës, sepse nuk është pjesë e listës, sepse nuk po luan. Nuk kam folur personalisht më te, por kanë folur bashkëpunëtorët tanë. Duke qenë se ka kohë që është ndaluar kampionati dhe nuk luan, sigurisht që do ishte e vështirë në këto dy ndeshje.”, tha ai.
Jasir Asani ishte një prej futbollistëve të preferuar të Sylvinho. Ai ishte i aktivuar në Iran, por për shkak të luftës kampionati u ndërpre dhe Asani nuk pati mundësi të zbriste në fushë/ abacnews.al


