Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shisnin lëndë narkotike pranë shkollave në Shijak dhe Manzë, ekzekutohen masat e sigurisë për 17 persona

schedule09:53 - 28 Maj, 2026

schedule 09:53 - 28 Maj, 2026

Janë ekzekutuar masat e sigurisë për 17 persona, 13 prej tyre janë lënë në masën “arrest në burg” dhe për 4 të tjerë është dhënë masa “arrest në shtëpi”. Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasit Ervin Tahiri, Ervin Keçi, Fabrinio Durmishi, Hamdi Ibrahimi, Klevi Shani, Oligert Xhani, Elson Gjepali, Marjo Gjoshi, Indrit Dauti, Saimir Vezi, Ermal Çalliku, Armand Emini dhe Tani Muça (Ferra).

Këta shtetas, banues në Durrës, Kavajë, Shijak, dhe në fshatra të njësive administrative Sukth, Manzë dhe Xhafzotaj, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe/ose më shumë se një herë.



Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim, siguronin lëndë narkotike dhe e shitnin kryesisht në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë, si dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!