Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

  • Po 50%
  • Jo 42%
  • Nuk e di 8%
Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë zjarri në Athinë/ Shqiptari plagos pakistanezin arrestohen dhe bashkëpunëtorët e tij

schedule20:41 - 27 Maj, 2026

schedule 20:41 - 27 Maj, 2026

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e së mërkurës në Patisia të Athinës.

Në orën 18:30 të pasdites së sotme, një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë.

Autori i krimit hipi më pas në një BMW gri që po e priste jashtë dhe në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital.



Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Tsounta”, në Bulevardin “Kifissou”, në rrugën për në Lamia. Atje, automjeti i dyshuar u përplas me tre ose katër automjete dhe u ndal plotësisht.

Policia arrestoi tre persona me origjinë shqiptare në lidhje me incidentin, ndërsa një person tjetër është në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!