Baki Goxhaj, u ndalua më 19 maj nga forcat izraelite bashkë me aktivistë të tjerë nga vende të ndryshme, teksa po dërgonin ndihma në Gaza përmes flotës së anijeve ‘Sumud’.
Pastori Ylli Doçi tha se, pavarësisht dëshirës për të vepruar në Gaza, qytetarët nuk duhet të sfidojnë bllokadat e vendosura nga shteti, pasi mund të përballen me pasoja ligjore dhe policore. Sipas Doçit, ekziston rreziku që tensionet dhe sjelljet konfliktuale të importohen nga jashtë dhe të ndikojnë në stabilitetin e brendshëm.
“Bakiu është i ngarkuar emocionalisht duke lënë familjen dhe shkon, edhe pse është e ndaluar të shkojë. Fenomeni që kemi më tregon për fuqinë e medias që po na përçan brenda shtëpisë sonë. Kur unë me Bakiun kam mendime të ndryshme, jemi në një realitet.
Unë mendoj se nuk duhet të shkosh kur shteti e ka bërë të qartë që ka një bllokadë. Nuk të ndalon njeri të shkosh, por ligji dhe rregullat që kanë me të drejtën e tyre do të thotë që do të përplasësh kokën në një mur ligjor dhe policor. Ka rrezik përçarje dhe sjellje të luftës nga jashtë brenda.”
” Kush e ndalon të shkosh në Gaza? Izraeli nuk ka juridiksion në Gaza, e ka të pushtuar ilegalisht. Izraeli po thyen ligjin ndërkombëtar, ne detyrohemi të sfidojmë bllokadën e jashtëligjshme sepse shtetet nuk po bëjnë gjë. Flotilja është dështim i qeverive për të ndryshuar atë që ndodhi në Gaza.”


