Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky i dërgon letër urgjente Trump: Na ndihmo, situata është kritike

schedule17:39 - 27 Maj, 2026

schedule 17:39 - 27 Maj, 2026

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i ka dërguar një letër urgjente presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilën paralajmëron për mungesa serioze në sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, veçanërisht në kapacitetet kundër raketave balistike.

Sipas raportimeve, Zelensky thekson se Ukraina po përballet me një situatë gjithnjë e më të vështirë për shkak të intensifikimit të sulmeve ajrore ruse dhe se vendi varet në mënyrë të konsiderueshme nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e qiellit të saj.

Në letër thuhet se furnizimet me interceptues Patriot dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore janë duke u pakësuar dhe nuk po arrijnë të përballojnë ritmin e sulmeve ruse, shkruajnë mediat.



Zelensky gjithashtu kërkon që SHBA dhe Kongresi amerikan të vazhdojnë angazhimin e tyre dhe të ndihmojnë në sigurimin e sistemeve të nevojshme për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Ukrainës, duke theksuar se shumica e raketave ruse mund të neutralizohen me mbështetje të mjaftueshme.

Letra është shpërndarë edhe tek zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për të siguruar reagim të shpejtë nga Uashingtoni.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!