Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëri-BE, drejt “altarit”/ Marta Kos: Hap i madh për Shqipërinë! Hoxha: Të gjitha rrugët na çojnë në Bruksel

schedule13:30 - 27 Maj, 2026

schedule 13:30 - 27 Maj, 2026

Shqipëria dhe Bashkimi Europian i thonë Po njëra-tjetrës.

Optimizëm dhe entuziazëm pas konferencës së tetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos e konsideron hap të madh për Tiranën ndërsa shton se nga ky moment fillon faza më e vështirë, përgatitja e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE.



“Një hap i madh përpara për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE! Ky është një moment i rëndësishëm pasi i lejon Shqipërisë të fillojë mbylljen e kapitujve të negociatave. Tani fillon faza më e vështirë e negociatave, përgatitja për t’u bashkuar me Bashkim dhe ndërtimi i mëtejshëm i besimit me Shtetet Anëtare”, tha Marta Kos.

Suksesi është përshëndetur edhe nga delegacioni i BE në Shqipëri. Theksohet përcaktimi i piketave përmbyllëse për kapitullin deciziv, ai që hap dhe mbyll negociatat, Drejtësia dhe Siguria.

BE-ja dhe Shqipëria arrijnë një moment të rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1: Themeloret. Ky grupkapitull përfshin tema si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike”,

Kurse ministri i jashtëm Ferit Hoxha po paralajmëron ndryshimin e mirë si për Shqipërinë dhe Europën dhe puna për objektivin historik nuk ndalet.

“Muri i Zgjerimit-Ndryshimi po vjen. Nuk do të ndalemi derisa puna të përfundojë, sepse për Shqipërinë, kjo është rruga jonë drejt së ardhmes sonë dhe të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, theksoi ministri Ferit Hoxha.

Ndërsa reagimet e ambasadorëve gjerman dhe holandez në Tiranë ishin më realiste.

“Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti, që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias”, shprehej në reagim ambasada gjermane dhe ajo holandeze.

Ndoshta një kujtesë se rruga drejt europës është me dy dimensione dhe në fund fare vendosin ata dhe jo shqiptarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!