Një person është gjetur i pajetë në Fier, pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhizë. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendngjarje, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse dhe ekspertiza mjeko-ligjore.
Burimet policore thonë se se viktima është rreth 68 vjeç, dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale pasi nga këqyrja e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune.
Grupi hetimor po merr deklaratat e familjareve të cilët kanë dëshmuar se i moshuari kishte dalë për të punuar token prej ditës se djeshme dhe nuk ishte kthyer në banesë ndërsa vuante nga zemra dhe tensioni i larte i gjakut.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pritet që policia të japë informacion zyrtar në vijim./abcnews.al


